
Meghan Markle dhe Harry kanë realizuar një fjalim politik lidhur me zgjedhjet në SHBA për Time 100. Ky fjalim nuk është pritur mirë, pasi familja mbretërore duhet të jetë neutrale ndaj zgjedhjeve.
Fjalimi politik i dyshes shumë të përfolur, nuk është pritur mirë nga shumë shikues dhe ka marrë shumë gjykime negative.
Të shumë kanë qenë njerëzit që janë ankuar në rrjetet sociale: “Pse një Princ britanik dhe gruaja e tij janë përfshirë në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara? Çfarë kanë ata? “Pse një princ britanik do të inkurajonte qytetarët e SHBA-së që të votojnë në zgjedhjet e tyre? Si mund të lejohet kjo?”, kanë qenë disa prej komenteve.
Çifti kanë folur hapur për zgjedhje presidenciale në Amerikë, pavarësisht faktit se familja mbretërore duhet të qendrojë neutrale në të tilla raste.
Protokolli ndalon Familjen Mbretëore të shprehi pikëpamjet politike në publik, por mesa duke Meghan dhe Harry tashmë e ndiejnë veten plotësisht jashtë rregullve të mbretërorëve.
Sjellja e pamatur e çiftit rrezikon të krijojë një krizë të vërtetë diplomatike me SHBA. Kjo çështje rrezikon të turpërojë Mbretëreshën Elizabet me Shtëpinë e Bardhë.
Në fakt, mesazhi i Harry dhe Meghan, që inkurajon amerikanët të votojnë duke i quajtur këto zgjedhje si më të rëndësishmet e kohëve të fundit, ngjan me një qëndrim kritik ndaj Donald Trump.
Gjatë fjalës, Harry specifikoi se ai nuk ka të drejtë të votojë më 3 nëntor, duke nënvizuar gjithashtu se ai nuk ka votuar kurrë gjatë gjithë jetës së tij, sepse Familja Mbretërore kërkohet të jetë plotësisht neutrale.



