Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se projektligji i PS për bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit, e argëton dhe se kjo gjë ndihmon dhe përshpejton fundin e kryeministrit Rama. Gjatë konferencës që po mban me gazetarët tha se kryeministri do të përgjigjet për ato që ka bërë.
E dini fatin e nismave anti-Meta, më argëton kjo nsimë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministri aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar dhe vonuar për arsye që i dini dhe kishin të bënte se deri para një viti ai kontrollonte opozitën. Do i japin kënaqësinë çdo ligj që do bëjë, do ia fusin atje ku i shijon më shumë. Ai do të përgjigjet sipas ligjeve që ka bërë vetë.



