
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku deklaroi në studion e MCN Live se personazhe afër Metës dhe Berishës kanë bashkëpunuar me Ramën dhe janë përfshirë në skandalin “Mcgonigal” për të goditur opozitën.
Duke vijuar më tej, Çollaku tha se qeveria "Rama 3" nuk do i mbijetojë këtij skandali.
Është një sjellje e paarsyeshme e çoroditur e mazhorancës. Kjo sjellje plus mungesa e madhe që bën Rama dhe pse po kërkohet për të sqaruar një skandal është sjellje fajtorësh.
Nuk zgjidhet as duke u fshehur, as duke përjashtuar deputetët, por duke u ballafaquar. Argumentet janë në favor të opozitës. Kjo është një sjellje e pakuptimtë. Ne si opozitë nuk duhet të biem në kurthin që ngre mazhoranca.
Mazhoranca nuk është e interesyuar të flitet. Interesi i opozitës është të flitet dhe ne duhet të gjejmë çdo mekanizëm të flasim për këtë çështje. Përjashtimi i disa deputetëve nuk ndryshon asgjë.
Dhe ky skandal do të vijojë të rëndohet në SHBA. Në informacionet që kam “McGonigal’ është një nga skandalet më të rënda në historinë e re të SHBA-së.
McGonigal është vetëm një hap larg nga akuza për spiunazh. Ka shkaktuar turbullirë në SHBA, hetimi po zhvillohet, një hap larg kundër akuzës për spiunazh dhe tradhti kundër SHBA.
Në këtë skandal qëndron Rama dhe enturazhi i tij, qëndrojnë dhe disa emra njerëz nga opozita. Është histori e ndyrë që tregon se dhe personazhe afër opozitës janë bashkuar me Ramën në këtë skandal.
Ka disa emra, që janë afër opozitës. Nuk e di nëse janë me emër personal, apo me axhendë politike. Edhe të zotit Meta edhe të Berishës, ka personazhe afër tij.
Nuk kam parë deri tani personazhe afër Alibeaj. Këta personazhe që kanë bashkëpunuar në një nga aktivitetet më të rënda, mendoni sa e pamorale është kjo situatë politike.
Skandali “Mcgonigal” është i rëndë, qeveria "Rama 3" nuk do i mbijetojë kurrë këtij skandali.
Segmente të lidhur me pjesë të fuqishme kanë bashkëpunuar për të goditur opozitën në atë kohë. Ky ishte thelbi. Të tjerë bashkëpunim me Ramën dhe fatura i lihej Bashës.
Nuk e di nëse njerëzit që kanë bashkëpunuar me Ramën e kanë bërë me emër të Berishës. Njerëz të njohur publikisht dhe që ende nuk i dihen emra.
Moralisht nuk mund të qëndrojë më. Për mua qeveria “Rama 3” është e rrëzuar. Skandali është shumë i thellë. Shqipëria është pjesë e saj, por gjëja më e madhe po ndodh atje. Di t’ju them që sistemi amerikan ka perceptuar shenja anormale në aktivitetin e Mcgonigal.
Më tej Çollaku tha se komisioni hetimor brenda PD-së për financimet ruse kanë baltosur vetë partinë. Sipas deputetit PD ka rehabilituar akuzat e Ramës dhe se Basha është viktimë e kësaj çështje dhe duhet të kishte dalë me kohë të deklaronte të vërtetat e tij.
Sipas Çollakut, nëse vula i kalon Berishës ai nuk do të ndryshojë sigël.
Pjesa e vetme që dobëson bashkëngjitjen e një mase kritike ndaj qytetarëve karshi asaj që kërkon opozita është kjo pjesë e paqartë e përfshirje së opozitës dhe një qëndrim me dy standarde. Kolegët kanë ngritur një komision dhe morën përsipër të hetonin akuzat e Ramës. Ka qenë një nga rastet më vetë baltosëse. Një pjesë e “Rithemelimit” ka marrë akuzat Ramës dhe i kanë rehabilituar.. Nuk kemi parë ende një raport. Është një komision që ka hedhur baltë mbi PD, dhe i jep skepticizëm. Duhet t’i kishim refuzuar akuzat e ndyra të Ramës.
Basha është viktima në këtë ngjarje dhe duhet të tregojë të vërtetat e tij. Nuk e di se çfarë plani ka. Në gjykimin tim duhet të kishte treguar versionin e tij shumë kohë më herët. Ai ka mbajtur njëlloj distance nga grupi. Do doja të kishte dalë pak më herët. Është viktima e drejtpërdrejtë e kësaj historie.
Është datë që është vonuar. Vendi i datës 3 nuk sjell bashkim por përcakton rrugën që duhet të ecim për ta kryer këtë bashkim. Qëndrimi im, unë jam deputet i PD, nuk do të lëviz nga sigla dhe nëse kalon nga Rithemelimi do të them të njëjtën gjë. Do të shprehem. Unë do i them idetë si po i them tani. PD nuk mund të shkojë në kurs përplasje me SHBA. Nuk mund të drejtohet kur drejtuesi i saj ka marrëdhënie non grata . Do i them si mendim pakice. Nëse vula do të jetë atje nuk ndërroj sigël. Pas datës 3 duhet të hapim dialog dhe të përgatitemi të ballafaqohemi me Ramën.



