Kryetari i Grupit Parlamentar Edi Paloka ka sulmuar fizikisht Ministrin Ilir Beqaj pasi ky i fundit i zuri vendin në foltore ish-Kryeministrit Sali Berisha.
Incidenti ndodhi pas akuzave të deputetes Albana Vokshi e cila ka kërkuar shkarkimin e Beqajt pas publikimit të një bisede telefonike ku ky i fundit largoi nga puna vartësin e tij.



