Raporti i BB për Shqipërinë, Xhepa: I ekzagjeruar, e shohim vetë si janë shëndetësia dhe arsimi në vend (VIDEO)

Raporti i BB për Shqipërinë, Xhepa: I ekzagjeruar, e shohim vetë si janë shëndetësia dhe arsimi në vend (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa, e cilëson të ekzagjeruar raportin e Bankës Botërore, i cili thotë se Shqipëria ka shënuar progres në treguesit që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor: arsimin dhe shëndetesinë përgjatë dekadës së fundit. Në një intervistë për TvT, Xhepa tha se më shumë sesa te situata reale, ky raport duket se bazohet te ajo që thotë qeveria.

Më duket se ky raport është i ekzagjeruar. Ne që jetojmë këtu e dimë se në çfarë gjendjeje janë shëndetësia dhe arsimi. Ndoshta ky raport bazohet më shumë në thëniet e qeverisë sesa në provat faktike. Gjendja në shëndetësi është e rënduar. Shqipëria ka numrin më të vogël të mjekëve në rajon. Ato që tregojnë gjendjen reale të dy sektorëve manifestojnë një problamtikë shqetësuese”, tha Xhepa.

Sa u takon protestave që naftëtarët kanë mbajtur ditët e fundit, Xhepa tha se duhet rishqyrtuar marrëdhënia e shtetit me aksionerët, në mënyrë që t’i jepet zgjidhje situatës që vijon të jetë e njëjta prej vitesh.

Është një nga epidoset e përsëritura që vazhdon prej kohësh. Rasti i naftëtarëve është dramë në gjykimin tim. Vazhdon prej vitesh dhe ka pasur premtime për zgjidhje po problemi mbetet. Ka nevojë për një rishqyrtim të marrëdhënies së shtetit me aksionerët”, tha Xhepa.

 

Lidhur me bilancin tatimor të muajve të fundit, Xhepa tha se jemi ende larg normalitetit, pavarësisht se sipas Drejtorisë së Tatimeve çdo gjë shkon sipas planit. Ai theksoi se në këtë pikë, politikat fisklae duhet të jenë shumë të kujdesshme.

Nëse stekën e ul sa ta kapërcesh pa përpjekje, është normale ta arrish parashikimin. Jemi në periudha të vështirësive të mëdha. Është e pritshme. Për shumë sektorë të ekonomisë, detyrimet tatimore janë shtyrë ose falur. Jemi larg normalitetit, por e rëndësishme është që politikat fiskale duhet të jenë të kujdesshme. Duhet të jemi të tillë edhe në raport me ndryshimet fiskale”, tha ai.

Paketat e ndihmës financiare që shteti u ofroi bizneseve dhe familjeve në situatën e mbylljes për shkak të pandemisë, Xhepa i cilësoi modeste.

Programi i qeverisë për mbështetjen me dy paketa ka ndikuar në zbutjen e varfërisë. Në thelb mendoj që shkalla e ndërhyrjes së qeverisë ka qenë modeste krahasuar edhe me ekonomitë me të njëjtat mundësi si Shqipëria. Ka pasur mundësi të hartohen në mënyrë që të arrijnë një shkallë të lartë të eficiencës. Të fokusohej te ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Mënyra e projektimit të kushtëzimit të kësaj mbështetjeje duhej të ishte më e mirë”, tha ai.

Sa i takon deficitit, i cili në muajin gusht rezultoi 21,8% më i ulët nga planifikimi, Xhepa tha se nuk është tregues i rikthimit të ekuilibrit të plotë të ekonomisë.

Ky është një tregues afatshkurtër. Borxhi publik është gati 80% e PBB. Fakti që të ardhurat janë realizuar më pak, kërkon që deficiti të mbahet nën kontroll. Nuk është për t’u lavdëruar përpjekja që borxhi është më i ulët, sepse investimet e rëndësishme nuk po prokurohen”, tha ai.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy