Ministrja Belinda Balluku nga foltorja e Kuvendit tha sot se ujësjellsat kanë krijuar vazhdimisht një debit të vazhdeshëm dhe ata kanë nisur një iniciativë që t’i pajisen ullësjellsat me panele fotovolkaikë. Ndërkohë Balluku ka reaguar edhe për takimin që Berisha zhvilloi ditën e djeshme për krizën energjitike dhe tha se është e paimagjinueshme të flitet për systemin energjitik nga ata që e kanë shkatërruar.
Një nga synimiet, reduktimi i konsumit të energjisë. Ujësjellsat kanë krijuar debit të vazhdueshëm. Ujësjellësat janë debitorët më të mëdhej, kemi nisur një iniciativë që shumë ujësjellësa që e kanë të nevojshme përdorimin e energjisë elektrike, ti pajisim me panele fotovolkaike, për të konsumuar më pak energji.
Dje jemi bërë dëshmitarë të një tryezë nga ata që e kanë dërrmuar sistemin. Të dëgjosh nga ata që të thuhet se prodhohej 98 % energji nga basenet ujore është e turpshme. Ata në 2013 plaçkitën dhe kaskadat ujore. Plaçkitën kaskadën e Matit, por privatizuan dhe kaskadën e Bistricën duke shkatërruar sistemin. Të dëgjosh të flasin për projektin e Vlorës, ku atje paguhet një kredi pasi ai tec u disenjua gabim. Prej 2 vitesh po përfundojmë një nga projektet më të mëdha. Ekson mobile është angazhuar për ta përfunduar projektin. Jo vetëm tecin LNG por edhe ndërtimin e tubit të gazsjellës. Kemi avancuar me këtë project duke pasur në krah parnerët tanë. Ju ëndërronit të kishin tecën e Vlorës por nuk e bëtë dot. Sot Skavicën e quani krim por ju nuk linit ditë pa e lavdëruar. Në terren ndodhen grupet e Becchtel që po punojnë. Tek ju dëgjojmë të thoni përralla.
Ju shkatërruat sistemin energjitik.



