Deputeti Adriatik Alimadhi konfirmohet me koronavirus

Deputeti Adriatik Alimadhi konfirmohet me koronavirus

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, njëherësh edhe deputet, është konfirmuar pozitiv me koronavirusin së bashku me bashkëshorten. Lajmin e ka dhënë vetë Alimadhi me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke i dërguar edhe një letër Ramës, duke u ankuar për kushtet e ambulancës me të cilën është transportuar, dhe mënyrën e trajtimit të përsonelit mjeksor prej një vonese treditore.

Postimi i plotë

I nderuar z. kryeministër!

Nuk kisha ndërmend ta bëja publike gjendjen time shëndetësore pasi analizat nga ISHP më nxorën pozitiv.

Duke ju parë ju dhe ministren e Shëndetësisë, me të cilën shëtisnit shumë serbes sepse e keni vënë përpara këtë popull duke i thënë vetëm futuni brenda…

Mirë keni bërë dhe për këtë jemi shumë dakord!

Bashkëshortja të cilën e ka kapur edhe atë virusi po më thoshte si nuk kanë turp këta, si gënjejnë këta, si mashtrojnë këta?!

E kjo kuptohet sepe ime shoqe dinte dhe po ndjek gjithë ecurinë time.

Po ju përshkruaj çfarë kam bërë unë si proces:

Në datë 24 të këtij muaji në orët e vona të natës u paraqita në urgjencë.

Më bënë vizitën, analizat, si dhe një grafi për mushkëritë.

Doktoresha më tha që duhet të shkoni për vizitë në Sanatorium dhe ashtu bëra.

Më shoqëruan në ambulancë. Po çfarë ambulanca flisni ju more? Kur hipa në të si në frigorifer, me xhama të hapura që nuk mbylleshin.

Ç’të them!

Një mjet që nuk i plotësonte kurrë parametrat për të sëmurë.

Dakord, shkova në Sanatorium, doktorët atje ishin shumë korrekt dhe pasi më morën të gjitha analizat, më thanë ejani nesër në mëngjes për të bërë një skaner. Ashtu bëra, ata më bënë edhe tamponin.

Shkova në orën 8 të mëngjesit, bëra skanerin, i cili më nxori me problem në mushkëri.

Pasi e kishte parë doktoresha, më thotë se dyshojnë për COVID 19. Gjithsesi, më tha ajo, këtë do ta japim kur të marrim përgjigjen e analizave nga ISHP, pas orës 16, të datës 24 mars.

Ashtu bëra, pas ora 18 po e asaj dite më merr në telefon doktoresha dhe më thotë përgjigja e ISHP është; keni dalë pozitiv.

Po atë ditë njoftova kryetarin e Kuvendit me një SMS mbi gjendjen time shëndetësore. Për hir të së vërtetës më mori menjëherë në telefon dhe më pyeti për gjendjen shëndetësore.

I kërkova ndërhyrjen e tij prane autoriteteve përkatese. Po ashtu ai më mori përsëri sot në telefon duke më pyetur përsëri për gjendjen shëndetësore, më pyeti ka pasur interesim apo jo? I thashë jo dhe asgjë deri tani.

Si ore jo tha…fare, fare? Po i thashë asnjë interesim. Mirë më tha se po interesohem unë dhe për këtë e falenderoj.

Po mirë z. Kryeministër, analizat kanë dalë që në datën 24 sot data 27, si nuk tregohet aspak interesim? Po mirë kjo, njerëzit e mi të dashur që kam qenë në kontakt i bien 127 dhe interesohen për mua, përgjigja e tyre e dini cila është; keni temperaturë pini paracetomol e tjera…

Po mirë ata, po unë që kam dalë pozitiv, ku është interesimi? Çfarë duhet të bëjë unë tani?

Kartela ime është në urgjencën e spitalit Sanatorium. Analizat i ka bërë ISHP, ku çohen më pas? Sigurisht që procesin duhet ta ndjek unë, por kur bëra analizat ata më kërkuan numrin e telefonit dhe do më njoftonin prej tij.

Pra që ta kuptosh për mua nuk ka fare interesim dhe po të them mos bëj propagandeë Do vijnë kaq ambulanca, do bëhen gati kaq shtretër dhe do bëhen spitale. Kur do të bëhen? Kur të vdesin njerëzit?! Shqiptarët?! Thuaj shyqyr Zotit që shqiptarët po të rrinë në shtëpi ashtu siç po veprohet dhe janë marrë masa në vendet e prekura para nesh.

Mirëpo, lëri pallavrat, gjithçka që ju serviret shqiptarëve nga ju është false.

Ata po lëngojnë në shtëpitë e tyre, ashtu si edhe unë me bashkëshorten time. Po luftojnë me jetën. E dimë gjendjen e shtetit, por mos i mashtro shqiptarët, thuaju vetëm të drejtën dhe të vërtetën.

Ne po përballemi vetëm në këtë mënyrë gati prej një jave, unë sëbashku me bashkëshorten po e bëjmë me radhë, e pi unë një paracetamol i pari, dhe i bëj shërbimin asaj.

Më pas e pi ajo paracetamolin dhe më bën ajo mua shërbim.

Këtë e bëjmë në 4-5 orë, pa po të ishte për interesim nga ju do të kishim vdekur, prandaj mos na gënjeni dhe mos na mashtroni.

Dua gjithashtu t’u them shqiptarëve se nuk ka vend për panik falë sjelljes tuaj të duhur në momentin e duhur.

Veçmas kësaj, statistikat në Shqipëri kanë treguar që nuk ka pasur shumë raste dhe ato të cilat kanë qenë janë mundur të kontrollohen nga shtëpitë e tyre apo edhe ndaj ndihmës të pakushtëzuar të mjekëve në mënyra të ndryshme me njohjet e tyre që kanë.

Nuk e bëj këtë shkrim për vete, por po të them sinqerisht: ktheji sytë dhe gjithë vëmendjen e duhur nga shqiptarët, kontrolloni shërbimet, mos i merrni të mirëqena ato që ju thonë.

Informoj njerëzit e mi të dashur që ndihem më i lehtësuar nga gjendja fillestare, jam mirë me shëndetin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy