Kina do të ndërmarrë kundërmasa të forta për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj legjitime nëse ndonjë vend përfundon duke bërë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shpenzimet e Pekinit, në këmbim të të ashtuquajturave ulje të tarifave.
Deklarata u bë nga Ministria e Tregtisë gjatë fundjavës duke shprehur kundërshtimin e saj të prerë ndaj praktikave të tilla përmes një zëdhënësi, duke iu përgjigjur mediave në lidhje me bisedimet e fundit tregtare të SHBA-së me ekonomi të tjera.
Zyrtari i ministrisë tha se Uashingtoni po ushtronte presion të fortë mbi partnerët e tij tregtarë për të pranuar tarifa të ndërsjella, duke e cilësuar një shembull tipik i ngacmimit të njëanshëm që dëmton seriozisht sistemin tregtar shumëpalësh dhe trondit rendin normal të tregtisë ndërkombëtare.
Kina mirëpret përpjekjet e vendeve të tjera për të adresuar mosmarrëveshjet tregtare me SHBA-në përmes konsultimeve të bazuara në barazi dhe u bën thirrje të gjitha palëve të mbështesin drejtësinë, të qëndrojnë në anën e duhur të historisë dhe të mbrojnë me vendosmëri rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe sistemin tregtar shumëpalësh.
Është vërtetuar se vetëm duke mbështetur vazhdimisht parimet dhe qëndrimin e tij, një vend mund t’i mbrojë vërtet të drejtat e tij legjitime.



