Kurti takim me Sarrazin, nën kontroll situata në veri

Kurti takim me Sarrazin, nën kontroll situata në veri

Dy ditë pas tensioneve në Veri që shoqëruan futjen e kryetarëve të Komunave në institucionet zyrtare, autoritetet policore atje e përshkruajnë situatën nën kontroll.

Gjithsesi, zhvillimet në katër komunat Veriore kanë vënë në diskutime edhe ndërkombëtarët. Kongresmani Zach Nunn ka reaguar ndaj deklaratës se Departamentit Amerikan të Shtetit për situatën në veri të Kosovës.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se SHBA duhet të qëndrojnë me Kosovën.

Ndërsa senatori amerikan Chris Murphy gjatë vizitës së tij në Beograd, kërkoj që Serbia të qartësoj drejtimin e saj.

“E ardhmja e Serbisë është me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara jo me Rusinë. Serbia është e lidhur me Shtetet e Bashkuara dhe sa më shpejt të kemi një largim nga politika ruse, aq më mirë.

Ndërsa në Prishtinë, Kryeministri Kurti ka pritur përsëri në takim Emanuel Sarrazin, emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, i cili i ka cilësuar veprimet e institucioneve kosovare të gabuara, duke ruajtur të njëjtin qëndrim si blloku europian dhe SHBA-ja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy