Playboy Rusia ka hapur debat me fotot e postuara së fundmi. Revista e meshkujve zgjodhi Tatyana Neklyudova si modelen e radhës. 61-vjeçarja shfaqet me rroba të brendshme dhe me kostum banje.
Neklyudova ka një karrierë të gjatë si modele dhe është në formë të shkëlqyer fizike. Por për shumë ndjekës të revistës, kjo nuk mjafton.
“Shko kujdesu për nipërit!”
“Si t’ia bëj që të mos e shoh këtë?”
“Çfarë horrori! Kjo është e shpifur”
“Playboy, argëtohu me postimet e tua të shpifura”
Këto janë disa prej komenteve. Ndërsa të tjerë thonë të kundërtën: Gruaja është e mrekullueshme në çdo moshë.
Vetë Neklyudova mendon se negativiteti ka të bëjë me shoqërinë që dikton standardet e bukurisë që, megjithatë kanë nisur të ndryshojnë. Tatyana thotë se gjithnjë e më shumë marka po përfshijnë në projekte modele më të vjetra, modele plus size, ato që vuajnë nga vitiligo etj.
"Shumë njerëz ende nuk janë gati të pranojnë se ka diçka tjetër përveç trupave të bukur, rinorë, të cilët ndoshta janë produkt i kirurgjisë kozmetike dhe zbukurimit të fotoshopit. Njerëzit duhet ta kuptojnë se jeta nuk përfundon me kalimin e rinisë. Tashmë ka një vetëdije në rritje për faktin se gratë e çdo moshe dhe pamje janë gjithashtu të bukura, tërheqëse dhe seksi. Është një proces i pakthyeshëm", thotë ajo.



