Ekspertët vendas po marrin mostrat nga mbetjet e “Kurumit”, të cilat janë depozituar prej afro 1 viti në Porto Romano, raporton korrespondentja e Mcn Tv Ervin Garo. Mbetjet janë të ngrira dhe duhet të kalojnë disa faza për përmbylljen e procesit.
“Nga informacionet e fundit të konfirmuara nga terreni, është pikërisht marrja e analizave nga kontejnerët. Sekreti hetimor është kryefjalë që udhëheq atë që ndodh në lidhje me këtë çështje. Mostrat po merren nga ekspertët vendas, por s’e dimë si do jetë procedura. Kohëzgjatja ka të bëjë me një proces teknik, pasi mbetjet janë të ngrira dhe duhet të kalojnë disa faza dhe procedura të tjera, për ta përmbyllur në një hark kohor 10-ditor”.



