
Forcat e armatosura izraelite kanë zbuluar sistemin më të madh të tuneleve nëntokësore në Gaza, siç njoftohet në profilin në Telegram të IDF.
Sistemi i tuneleve, ndodhet në afërsi të pikës së kalimit të Erez.
“Ky sistem masiv tuneli, i ndarë në degë tuneli, shtrihet mbi katër kilometra dhe është vetëm 400 metra nga vendkalimi Erez”, informon IDF.
Sistemi i tunelit nëntokësor ishte një projekt i udhëhequr nga Muhamed Sinwar, vëllai i liderit të Hamasit, Jahya Sinwar.
Që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Gazës, IDF ka zbuluar qindra tunele terroriste në të gjithë Rripin e Gazës.
“Hamasi ka investuar me këmbëngulje dhe qëllimisht shuma të mëdha parash dhe burimesh në tunele terroriste që kanë vetëm një qëllim, të sulmojnë shtetin e Izraelit dhe banorët e tij. Ky rrjet strategjik tunelesh sulmi, mjaftueshëm i madh për të kaluar automjetet, u drejtua nga Muhamed Sinwar dhe u hap qëllimisht pranë një kalimi kushtuar lëvizjes Gazese në Izrael për punë dhe kujdes mjekësor”, tha kolonel Richard Hecht, zëdhënës ndërkombëtar për IDF.



