Policia vret “Vampirin”, autori i mbi 200 vrasjeve

Policia vret “Vampirin”, autori i mbi 200 vrasjeve

Në kërkim prej dy dekadash dhe autor i të paktën 200 vrasjeve, i ashtuquajturi “Vampiri” është ekzekutuar nga policia në Nigeri. 36-vjeçari Henry Chibueze është vrarë gjatë një aksioni të policisë, duke i dhënë fund ndjekjes 25-vjeçare. Kreu i bandës kriminale ishte fshehur në jug të vendit, ku është vrarë pasi ka shkëmbyer zjarr me policinë. Mbi të rëndon autorësia e të paktën 200 vrasjeve, mes të cilave edhe ajo e një ish-të dashure, të cilën e ekzekutoi në shtëpinë e saj së bashku me 6 fëmijë. Ndërsa vjedhjet e grabitjet e kryera nga banda e tij janë të panumërta.

Pas vrasjes, policia e ka shëtitur trupin e tij të mbështjellë në çarçaf nëpër rrugë, si një trofe para qindar njerëzve që janë mbledhur për të parë fundin e një prej bandave më të rrezikshme të vendit.

“Shikoje veten tani. Do të digjesh në ferr”, ishin thirrjet e shumë prej njerëzve të mbledhur në rrugë.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy