Sfidat e Turizmit/ Bedinaj: Shteti të subvencionojë pagën e punonjësve sezonal për t'i garantuar gjatë dimrit (VIDEO)

Sfidat e Turizmit/ Bedinaj: Shteti të subvencionojë pagën e punonjësve sezonal për t'i garantuar gjatë dimrit (VIDEO)

Sfidat që vazhdojnë të atakojnë sektorin e turizmit duhet se do të përcjellin atë edhe gjatë sezonit turistik 2023.

Vasil Bedinaj, kreu i Operatorëve Turistikë për jugun, tha në një komunikim me MCN live, se çështja e punonjësve sezonal duhet të sigurohet përgjatë dimrit, kur mundësitë nuk janë për tu mbajtur nga ana e punëdhënëseve.

Sipas tij, shteti do të jetë ai që duhet të subvencionojë pagën e punonjësve sezonalë për ti garantuar gjatë ata gjatë dimrit.

Kemi diskutuar që sektori i turizmit është nga sektorët më delikatë, andaj duhet një strategji e qartë sa i takon këtij sektori. Pjesës që rrogën minimale nuk kemi kujt t’ia japim rritjen e rrogës, nuk kemi ne fajtore, se nuk ka punëtorë.

Unë për vetë 50% të punëtorëve që kam në sezonin e  verës i mbaj edhe gjatë dimrit, në mënyrë që të mos largohen. Por ajo që dua të them pse të mos e bëjmë siç e ke Greqia, që në muajt e dimrit, i mban punëtorët edhe gjatë dimrit, një pjesë të punonjësve nuk mund ti përballojnë dhe shteti i garanton. Pra, edhe këtu duhet shteti të hyj këtu pak dhe ti mbaj ata, të subvencionojë pagën e punonjësve sezonal.

Tutje, Bedinaj, foli edhe për trendin e rritjes së numrit të turistëve gjatë sezonit të kaluar në Shqipëri.

Sipas tij, shkaku i rritjes së çmimeve në Evropë, solli edhe rritjen e numrit të turistëve këtu, duke u munduar të mos ngrisnin çmimet, gjë që shpresohet te arrihet edhe këtë vit.

Në fakt ne kemi dy kategori të turistëve. Kategoria e parë ka të bëj me turistët kulturor, që kryesisht vijnë para sezonit dhe jashtë saj dhe kjo kategori vijnë për të vizituar gjithmonë një vend që nuk e kanë parë më herët. Kategoria e dytë ka të bëj me turistët detar që janë në muajt e verës.

Ndërkohë teksa çmimet në Turqi, Greqi, Kroaci e Mal të Zi, kanë arritur shifrat deri ne 100%, ne jemi përpjekur të përfitojnë nga kjo, për të pasur një fluks të turistëve duke ulur kësisoj marshin e fitimit.

Çmimet nga viti i kaluar është i padiskutueshëm që ka shkuar min.50% pra ky është shpjegimi se pse nga kjo rritje po kemi përmirësim të rritjes së turistëve nga viti në vit. A do të kemi mundësi ti risjellim përsëri, duhet parë në vazhdim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy