
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar sot në kryeqytet.
Qendra Europiane Sizmiologjike njofton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe epiqendra ka qenë 35 km në veriperëndim të kryeqytetit.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:21 me orën lokale.
Ato ndjekin vazhdën e disa tërmeteve të lehta që pasuan goditjen pre 5.2 ballë të datës 4 korrik.
Që prej tërmetit të parë, zona ka regjistruar aktivitet sizmik të shtuar.
Një sërë lëkundjesh të intensitetit më të ulët janë regjistruar gjatë ditëve të fundit.



