Sulmohet ish-kryebashkiakja e Berlinit, dëmtohet në kokë

Sulmohet ish-kryebashkiakja e Berlinit, dëmtohet në kokë

Politikania gjermane socialdemokrate Franziska Giffey, aktualisht senatore me përgjegjësi për ekonominë në administratën e Berlinit, u sulmua nga një agresor i panjohur dhe përfundoi në spital me plagë në kokë.

Lajmi u konfirmua nga policia, e cila tha se ish-kryebashkiakja e kryeqytetit, e cila ka punuar edhe si ministre i Familjes së bashku me Angela Merkel, u sulmua të martën në lagjen Neukoelln.

46-vjeçarja u godit nga pas nga një burrë, i cili përdori një çantë me një objekt të fortë dhe e goditi në kokë dhe qafë. Menjëherë më pas sulmuesi u largua me vrap.

Giffey u dërgua në spital për mjekim, ndërsa për këtë çështje kanë nisur hetimet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy