Dy incidente të ndodhura në Durrës dhe në Zvërnec kanë sjellë në vëmendje mënyrën e reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj rasteve të shoqërimit të dhunshëm të protestuesve.
Në rastin e parë, një qytetar u shoqërua nga Policia e Shtetit me urdhër të Kryeministrit, ndërsa në rastin tjetër u shoqërua me forcë nga roje private sigurie.
Megjithatë, për këtë të fundit, Rama reagoi publikisht duke e dënuar ashpër ngjarjen dhe duke e cilësuar sjelljen e rojeve si të neveritshme.



