Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjetin Ndreu në një intervistë për MCN tv, u ndal tek turizmi në zonën e Lezhës, për të cilën thotë se pavarësisht se promovimi ka qenë i pakët për bregdetin e veriut, këtë vit ka patur një numër më të lartë turistësh vendas dhe të huaj, ku mbizotërojnë shtetasit nga Kosova.
Ndërsa prioritet për bashkinë që ai drejton mbetet pastërtia dhe siguria në plazhe.
Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjetin Ndreu thotë poashtu se njësitë vendore i kanë mundësitë të ulin borxhet pa qenë nevoja e rritjes së taksave.



