Xhadat/ Banesat e tërmetit, Ndroq, Vaqarr, Kombinat: Pjesa më e madhe bosh dhe pa certifikata pronësie (VIDEO)

Xhadat/ Banesat e tërmetit, Ndroq, Vaqarr, Kombinat: Pjesa më e madhe bosh dhe pa certifikata pronësie (VIDEO)

Gazetari i emisionit Xhadat, Ersid Karaj ka shkuar në Njësinë e Ndroqit për të verifikuara banesat e tragjedisë së tërmetit. Gazetari ka verifikuar këto banesa ku shumica e këtyre banesave janë bosh, edhe pse disa prej tyre kishin banorë brenda, ata shprehen se nuk kanë dokument pronësie. Ata shprehen se çelësat ua ka dhënë Njësia pas shortit të hedhur në bashkinë e Tiranës në Komisionin e Shorteut dhe pasi kanë rezultuar fitues, kanë marrë çelësat janë futur brenda dhe nuk kanë dokument pronësie.

 

Xhavit Çeka, Administratori i Ndroqit shprehet se në tërësi janë 74 banesa të ndërtuara, 8 prej tyre janë 1+1, 34 janë 2+1 dhe 32 janë 3+1. Sipas tij ato me 1+1 janë shpërndarë, ato me 2+1 janë shpërndarë 24 dhe 3+1 janë 11 të shpërndara. Ai u shpreh se në datën 19 Shkurt do hidhet shorteu në bashki për 4 familje të tjera. Ai shprehet se pasi hidhet shorteu banorët pajisen nga bashkia me disa dokumente që të vazhdojnë procedurat e legalizimit. 

 

Xhavit Çeka , Administratori i Ndroqit thotë se më datë 06.-6.2023, ai shprehet se erdhi një shkresë nga bashkia e Tiranë për t’u paraqitur tek një noter të gjithë banorët dhe të vazhdonin procedurat e pronësimit, por aty na doli problemi që këta banorë kishin problemin e mungesës certifikatës së pronësisë së mëparshme dhe aty ka ngecur problemi, shprehet ai.  Por ai thotë se për këtë duhet pyetur bashkia Tiranë se ku janë me procedurat e pronësimit, sepse ne si Njësi, si gjithë Njësitë e tjera nuk mare nuk marrim dot vendime për këtë çështje.

 

Xhadat kanë shkuar në Vaqarr, edhe aty shumë pak banorë kishte brenda, shumicat prej tyre ishin bosh dhe ata që e kishin shtëpinë nuk kishin dokumente pronësie. Banorët u shprehen se vetëm çelësat u janë dhënë nga bashkia dhe asgjë tjetër. Ata thonë se jemi ankuar disa herë në bashki dhe në Njësi, por nuk kemi gjetur ende një zgjidhje për këtë çështje.

 

Shkuan tek njësia, ishte ora 14:00 dhe aty pothuajse Njësia ishte pa punonjës brenda, veç zyra e protokollit ishte e hapur. Ato lanë një numër kontakti që Administratori ti telefononte për një intervistë, por deri më sot nuk ka telefonuar.

 

Shkuan në Kombinat, verifikuan 4 pallate nga 5 kate secila dhe shumicat prej tyre ishin bosh, një pjesë ishte shpërndarë, por asnjë nuk kishte dokumente pronësie. Disa prej tyre u shprehën se na i ka dhënë çelsat bashkia, Njësia, inxhinieri i ndërtimit, por askush nuk ishte i informuar përse nuk janë pajisur, ata u shprehën se këtu nuk ka marrë askush dokumente dhe se nuk e dinin se çfarë do të ndodhi me banesën e tyre, të cilën po e gëzojnë jo në emrin e tyre. Dhe sipas njërit prej banorëve ai tha se këto janë banesa të shtetit, jo tonat. Më pas u shpreh se edhe vetë ishte interesuar nëpër institucione dhe askush nuk i ka dhënë një përgjigje.

 

Fitim Xhoxhaj, banor dhe njëkohësisht administrator i pallateve të tërmetit në kombinat u shpreh se i ka kërkuar vazhdimisht me shkresa bashkisë, madje tha se ishte takuar edhe me kryetaren e bashkisë në detyrë dhe i ka thënë e kemi lënë njëherë për njëherë, pas një viti do pajiseni të gjithë me certifikatë. Madje ai tha se, sipas tyre kjo çështje mund të mbyllet edhe brenda këtij viti por deri tani asgjë nuk kanë bërë. Përpos këtij problemi ai tha se kemi probleme me ndriçimin, sepse është errësirë totale, madje dhe poshtë tek garazhdet. Ai tha se po na e vështirësojnë jetën sepse edhe rrugën e kanë lënë për turp rreth pallateve, dhe se është mërzitur nga gjithë këto probleme, për ta lënë këtë detyrë, sepse ka shpenzuar edhe nga xhepi i vet për disa shërbime ndriçimi.

 

Saimir Salaj, Administratori i Njësisë nr. 6 në Kombinat u shpreh se akomodimi i banorëve bëhet në bazë të një shorteu në bashki dhe më pas vjen lista në bashki për personat që kanë rezultuar fitues. Ai tha se nuk di të them numrin e saktë sesa banesa janë ende bosh, por shumë shpejt sipas informacioneve që ka do të bëhet në bashki një short i radhës. Ai thotë se pjesa e certifikatave është e organeve të drejtorive përkatëse të cilat në dijeninë e tij janë duke hipotekuar këto objekte, por ende nuk dihet se kur do të ndodhi kjo, sepse sipas tij edhe banorët janë të informuar në momentin që janë zgjedhur përfitues që ky proces është në shqyrtim. Ai tha më tej se ne kemi vendosur edhe një bashkëpunim me administratorin e pallatit që deri më sot kemi pasur një dakordësi për nevojat që këto banorë mund të keni gjatë kësaj kohe.

 

Gazetari Ersid Karaj shkoi në bashkinë e Tiranë, por aty si gjithmonë nuk del njeri për prononcim, por duan kërkesë për informacion në e-mailin zyrtar. Megjithatë kërkesën është dërguar, tanimë presim përgjigjen nga ana e tyre: Përse ka ende banesa bosh, përse nuk kanë certifikata pronësie banorët e akomoduar, etj.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy