Analisti Driton Lajçi ish-deputet i PDK-së, ngërçin në Kuvendin e Kosovës ku kanë dështuar tetë seanca për konstituimin e Kuvendit e ri dhe kryetares së tij, e komenton me mosdakordësinë mes palëve.
Për “MCN Informacion”, ai deklaroi se zgjidhjet aktuale për Albin Kurtin janë vetëm tre, aleanca me PDK, qeveri teknike ose kalimi në zgjedhje.

Ka krizë për themelimin e institucioneve të Kosovës, nuk ka vota të mjaftueshme për plotësimin e Kuvendit të Kosovës, ka disa përpjekje por aktet e Kuvendit nuk kanë vendosur një tavan se sa herë duhet të propozohet kandidati për kryetar Kuvendi, këtu gërshetohen problemet edhe juridike edhe politike.
Opozita ka vështrimet e veta, ka parti që vënë pikëpyetje kandidates për kryetare parlamenti Albunlena Haxhu që nuk është figurë unifikuese.
Parti të tjera nuk e votojnë fare kandidaten e Vetëvendosjes.
Ngërçi politik historinë nuk e ka vetëm tashmë, është një frymë intolerance mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive opozitare.
Ka mbetur vetëm një shteg, PDK me të cilën janë kundërshtarët më të mëdhenj, por është si të kalosh yblerin se kanë investuar shumë në kundërshti.
Zgjidhjet aktuale janë o me PDK, ose qeveri teknike, ose të kalohet në zgjedhje.



