
Kryeministri Edi Rama ndonëse mbajti një fjalim prej 40 minutësh në Kuvend nuk e sqaroi se në çfarë statusi e ka takuar ish agjentin e FBI-së, nëse është takuar zyrtarisht apo privatisht me Mcgonigal.
Lidhur me këtë gazetari nga SHBA, Robert Papa thotë për MCN tv, se teksa Rama thotë se e ka takuar në zyrat e FBI, në aktakuzë nuk del ky takim.
Sipas tij, ai nuk di çfarë thotë dhe se vuan nga kompleksi i inferioritetit.
Rama është i luajtur mendsh, ky nuk di çfarë thotë. Në aktakuzë ky takim në zyrat e FBI nuk del. Pra u shtua edhe një takim. Zotëria është takuar në Uashington, ka pasur disa ministra me vete, herën e dytë me personin A. Vajtja në zyrat e FBI, o të hetojnë o të rekrutojnë. E di sa zyra ka idenë FBI këtu, ai se ka idenë se ku ka shkuar. Dhe në aktakuzë edhe për atë kapelën dhuratë nuk lejohet ta bëj McGonigal.
Detyra e McGonigal si shef i përgjimeve në Neë Yourk, është të surveroj diplomatët e huaj dhe liderët e huaj që vijnë për vizitë me detyrën kryesore ti rekrutojë. Unë mund të spekuloj, dosja ndaj Ramës ka qenë shumë e madhe. Operativi i sigurimit A ka kontaktuar Ramën dhe ka ftuar policin e FBI në zyrën e kryeministrit, a ka pasur me vete këshilltarin e sigurisë kombëtare, ka protokoll, si e ftove, me këtë stil gangster. Rama ka probleme, ka kompleksin e inferioritetit.
Teksa nesër do të zhvillohet protesta e opozitës, e cila përkon edhe me gjyqin që mbahet për vulën e PD dhe ecurinë e PD në rast se gjykata nuk ia jep vulën Berishës, gazetari Papa, thotë se çfarëdo veprimi te jepet, do të kalojë në Gjykatën e Lartë.
Vetëm në Shqipëri ndodhin këto gjëra. Që PD është e Berishës, këtë e shikon edhe Yuri Kim që nuk e ka fort për dëshirë. Se si mund të ketë parti Alibeaj ose Basha, unë këtë se kuptoj. Me letra, mund të ketë çdo lloj gjëje,
Gjykata është në pozicion të vështirë por nuk e zgjidh sepse çfarëdo veprimi të jepet do të kaloj në Gjykatën e Lartë. Për mua Alibeaj të krijojë një grupim tjetër dhe të provoj se sa vota do të marrë.



