Kryedemokrati Sali Berisha thotë se në protestën e pasdites së nesërme, më 7 tetor, opozita nis mosbindjen civile pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se mosbindja civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar.
Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11 vjeçare, të historisë së Shqipërisë.
Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet.
Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën, vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve.
2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme.
Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali.
Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Ramës.
E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona themelore. Nuk na dëgjuan.
Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta.
Dhe sot opozita... mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash kombëtare... ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin.
Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve.
Vendimin për të t'iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire.
Vendimin që t'i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë.
Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona. O sot o kurrë Është Radha jonë.



