Avokatja Adriana Kalaja tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Informacion se vendimi i gjykatës për aeroportin e Vlorës ka ardhur pasi janë konstatuar shkelje të rënda.
Sipas Kalasë po bëhen diskutime për kompani offshore me prapavijë ruse të cilat mund të vendosin në rrezik sigurinë kombëtare, megjithëse sipas avokates, kreditori mund të jetë Pacolli.
Vetë masa e sigurimit të padisë tregon që gjykata ka konstatuar shkelje të rënda qoftë në raport me vendimmarrjet e kompanive që janë bashkëortakë, por mund të jenë konstatuar që kjo pjesa e huasë 100 milionë eurosh që sipas deklarimeve të bashkëortakut i referohen një kompanie offshore.
Diskutime bëhen për një kompani offshorëme prapavijë ruse, gjëra që mund të kenë edhe ndikim në sigurinë kombëtare të vendit. Kjo gjë ka detyruar gjykatën që ka marrë masë sigurimi padie.
Dhe në raport me aeroportin, kjo masë sigurim padie, duke penguar dhe vendimmarrjet në asamble, mendoj se krijon probleme me vonesat, me gjithë procedurat që duhet të bëhen deri në dorëzimin e objektit. Të gjitha palët në këtë proces, nga mënyra e dhënies së informacioneve janë goxha të rezervuar. Nëse e ka marrë këtë vendim për cenimit të sigurisë kombëtare mendoj se është vendim i duhur, por do të ftoja çdo gjyqtar që ta bënte dhe me Portin e Durrësit, se dhe aty ka një % aksionerësh që dhe aty flitet për kompani offshore. Nuk e dimë kush është ortaku fundor.
Jemi në kuadër të hamendësimit, sa kohë që nuk deklarohet kush është ortaku i fshehur, kush është pas këtij kreditimi, ne mund të hamendësojmë, që ashtu siç mund të jetë kompani ruse, mund të jetë vetë Pacolli.
Mendoj se nëse ai nuk është vetë kreditori, mendoj se në një raport me një kreditor të tretë, qoftë rus, amerikan apo zviceran, jemi para një vepre penale të mashtrimit, por dhe në gjuhën e ligjit, është marrëveshje në keqbesim nga ana e Pacollit dhe në mirëbesim nga kreditori.
Patjetër që mund të tërhiqet. Nëse nuk është Pacolli, por dikush tjetër, përmbushen kushtet për t;u tërhequr. Do krijohej dhe një problem tjetër në raport me investimit që do bëhej në raportin e Vlorës. Nga ana tjetër, mendoj se kreditori sa kohë janë shkelur kushtet e kontratës, jo vetëm që i lind e drejta për t’u tërhequr, por i lind e drejta për të kërkuar një dëmshpërblim.
Mendoj se kanë pasur qëllim për të mbrojtur pozicionin e vet Pacolli, për të mbrojtur investimin e tij në këtë projekt. Por dhe nëpërmjet mashtrimit të kreditorit të përfitonte dhe shumën 100 milionë euro si garanci që ai tashmë ishte në kuotat 98% në këtë shoqëri.



