Nisja e takimit të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Itali në pallatin e sportit në Busto Arsizo, një lokalitet afër Milanos, u hap më këndimin e himnit kombëtar të Shqipërisë si dhe atij italian.
Ndërsa gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ndjehet shumë i emocionuar nga kjo mikpritje, teksa theksoi se shqiptarët e Italisë janë shëmbëlltyra e ribashkimit me Europën dhe fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër e Shqipërisë së re.

Jam thellësisht i prekur. Dua ta dini që më ka emocionuar vala e nxehtë e përshëndetjeve të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar për ti vizituar. Ju shqiptarët e Italisë jeni shëmbëlltyra rrezatuese e pararojave shqiptarë të ribashkimit me Europën. Ju jo politika, jo media e as biznesi. Ju jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut. Jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe Shqipërisë së re të qytetërimit europian. Jeni krenaria shqiptare.
Më tej kreu i qeverisë tha se Shqipëria doli nga ‘kafazi’ i paragjykimeve, ndërsa theksoi se sot është radha e Shqipërisë që t’i bëjë ata krenar kur të flasin për atdheun e tyre.
."Ua them kolegëve të mi evropianë, vërtetë edhe për pak kohë ne nuk jemi ende si popull dhe shtete në BE, por të qenit evropian në mes të Evropës, njësoj të barabartë dhe gjithë të tjerët, shqiptarëve ua ka caktuar njësoj si të gjithëve i njëjti Zot. Ne na i ka shkruar amanetin Skënderbeun. shqiptarët janë pjesë e Europës dhe ju jeni pjesë e familjes së bashkuar evropiane. Njësoj siç ju e çliruat mërin ‘albanese’ nga kafazi i paragjykimeve poshtëruese edhe emri ‘Albania’ ka dalë nga ai kafaz. E trajtonin si një qenie inferiore e mbushur me pleshtat, plehrat, pluhurat që u bënte dhe juve të skuqeshit kur zihej emri në gojë. Sot ka ardhur dita që çdokush rreth e rrotull jush. Ka ardhur dita që nëse vjen dita që çdo kush ju sheh shtrembër e ju ta shihni me kokën lart. Për shumë vite ishit ju që e mbajtët Shqipërinë në këmbë. Sot është radha e Shqipërisë që t’ju bëjë ju krenar kur të flisni për atdheun tuaj", u shpreh Rama



