Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen ndaj kreut në detyrë të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, është shtyrë.
Mësohet se shtuyrja ka ardhur pasi një prej të pandehurve nuk kishte marrë dijeni për zhvillimin e saj. Seanca e radhës është caktuar më 13 maj në orën 12:00.
Ndërkohë, prokurori i SPAK Elvin Gogaj ka kërkuar pushimin e akuzës për favorizim në ankande dhe tendera publikë, pas vlerësimit se provat ndaj tij mund të jenë rrëzuar gjatë hetimeve.
Ndërkohë ka rënë masa e pezullimit nga detyra për Myzyrin, dhe ai ka të drejtë që nëpërmjet procesit civil të kërkojë të rikthehet në detyrë.
Nga ana tjetër SPAK ka pushuar hetimet për ish kryetarin e prokurimeve publike Jonaid Myzyri i akuzuar për shpërdorim detyre.



