
Një shtetas pakistanez raportohet të ketë përdhunuar një 34-vjeçare shqiptare në Greqi.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Selanik.
Gruaja ka denoncuar rastin në polici, duke treguar se ishte takuar me agresorin një muaj më parë.
Pakistanezi e kishte çuar në një zonë jo shumë të frekuentuar, ku e detyroi të kryente marrëdhënie me dhunë.
Në vendngjarje kanë qenë të pranishëm edhe tre burra të tjerë. Pas sinjalizimit, policia arrestoi autorin.



