Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumentet identifikuese.
Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg inkurajon Prishtinën dhe Beogradin që çështjet e pazgjidhura t’i zgjidhin përmes dialogut.
E mirëpres marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja për lëvizjen e lirë ndërmjet @Kosovës dhe @Serbisë. Unë i inkurajoj të dyja @predsednikrs & @albinkurti për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura përmes dialogut politik. @NATO_KFOR mbeten vigjilent”.
Kujtojmë që me marrëveshjen e arritur, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet hyrëse – dalëse për bartësit e dokumenteve të identifikimit të Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i zbatojë ato për qytetarët nga Serbia. Sot, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se në mungesë të marrëveshjes gjithpërfshirëse me Serbinë do të ketë reciprocitet të plotë i cili do të vendoset shkallë – shkallë. Ndërkaq, vendimi për targat e automjeteve vijon të kundërshtohet nga Beogradi.



