Zhupa: Butrinti, identiteti ynë kombëtar po i jepet me koncesion një fondacioni i cili e quan Parkun ish-koloni greke

Zhupa: Butrinti, identiteti ynë kombëtar po i jepet me koncesion një fondacioni i cili e quan Parkun ish-koloni greke

Pjesa e dytë e emisionit “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi në MCN TV, trajtoi çështjen e dhënies së Parkut të Butrintit me koncesion nga qeveria Rama.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, u shpreh se identiteti jonë kombëtar, po trajtohet si një mall biznesi, nga një bord prej pesë vetash, në mesin e tyre ministrja e kulturës Elva Margariti.

Sipas Zhupës, pos qe i kanë dhënë të drejtën vetes të menaxhojnë atë, në dokumente e paraqesin Butrintin si një ish-pronë e një kolonie greke.

Butrinti po jepet me koncesion, që do të thotë marrëveshje mes shtetit dhe privatit për të menaxhuar trashëgiminë tonë kombëtare, Butriniti, po trajtohet si mall tregtar, si plan biznesi.

Duke ndryshuar nenin 171, 172, të ligjit për trashëgiminë, ky ligj u ndryshua nga AADF, i njëjti fondacion. Paguan paratë dhe ekspertizën për të ndryshuar ligjin.

Po ky fondacion ka bërë planin e menaxhimit të integruar, ku e trajton si biznes dhe bën brenda Butrintit, menaxhimin në dorë të 5 personave, një bord privat. Elva Margariti, ministrja, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli, Fiona Boriçi dhe Richard Hodges.

Pasuria kombëtare do të jepet me këtë copë letër. Afati i dorëzimit, e dorëzojmë me këtë copë letër Butrintin në dorë të privatit dhe ia japim një fondacioni, që do ta trajtojë si biznes.

E ka përmendur 27 herë, që Butrinti ka qenë vendi i një kolonie greke dhe Butrinti është grek.

“Butrinti ka qenë vendi i një kolonie greke, qytet romak”, thuhet më planin e menaxhimi

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy