Negociatori i krizës politike në Shqipëri, David McAllister, përshëndet arritjen e marrëveshjes me dy palëve kryesore politike në Shqipëri. Zv.presidenti i PPE, emrin e të cilit mori paketa që iu propozua palëve pak ditë më parë, kur ai mbërriti në Tiranë në rolin e negociatorit, përshëndet marrëveshjen e arritur mbrëmë mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Basha.
“Jam i lumtur që përpjekjet e BE-së dhe SHBA-ve për t’i dhënë fund krizës në Shqipëri rezultuan të suksesshme. Mesazhi kryesor tani është: zgjidhja e qëndrueshme mund të arrihet nëse qeveria dhe opozita dialogojnë direkt”, thuhet në reagimin e McAllister.



