Ndotja, shkak kryesor i vdekjeve në botë

Ndotja, shkak kryesor i vdekjeve në botë

Sipas një raporti të The Lancet të publikuar nga BBC, rreth 9 milionë persona kanë vdekur për shkak të ndotjes në të gjithë botën në vitin 2015.

Gati të gjitha këto raste ndodhën në vende me të ardhura të ulëta ose mesatare. Bangladeshi dhe Somalia janë vendet më të prekura, ndërsa Brunei dhe Suedia janë vendet që kanë më pak të vdekur për shkak të ndotjes.

Ndotja shpesh shkakton sëmundje jo-infektive, siç janë sëmundjet e zemrës, tromboza dhe kanceri i mushkërive.

Shkaku kryesor i vdekjeve prej ndotjes është ajri, duke numëruar dy të tretën e vdekjeve prej saj. Llogaritet se 6,5 milionë njerëz kanë vdekur prej ndotjes së ajrit duke përfshirë këtu ato të shkaktuar prej gazërave dhe djegies së qymyrit apo drurit në ambiente të mbyllura.

Një tjetër faktor i rrezikshëm është edhe ndotja e ujit. Rreth 1,8 milionë njerëz llogariten të kenë vdekur prej ndotjes së ujit, ndërsa 800,000 persona kanë vdekur për shkak të ndotjes në vendin e tyre të punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy