Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë iu bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Turqi të evitojnë vendet e prekura nga trazirat.
Ajo njofton se ambasadat dhe konsullatat shqiptare në Turqi janë në gadishmëri për tju përgjigjur kërkesave për ndihmë të qytetarëve shqiptarë.
Përmes një deklarate Ministria shpreh ngushëllimet edhe për familjarët e personave që humbën jetën mbrëmjen e së premtes.



