
Një reagim mbi sulmin ndaj policëve të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë ka ardhur edhe nga SHBA-të.
Ambasada Amerikane në Kosovë e ka konsideruar dhunën si të pajustifikueshme, duke kërkuar të ndalen spekulimet që mund të përshkallëzojnë tensionet.
Ambasada e SHBA është thellësisht e shqetësuar nga raportimet për të shtëna me armë dhe gurë të hedhur në drejtim të zyrtarëve kosovarë të sundimit të ligjit, afër Zubin Potokut. Këto sulme ndodhën teksa autoritetet sovrane përgjegjëse për ruajtjen e paqes dhe sigurisë po kryenin detyrat e tyre zyrtare. Ne e dënojmë fuqishëm këtë dhunë të mjerueshme, të pajustifikueshme. Zyrtarët e sundimit të ligjit janë përgjegjës për hetimin e situatës. Ne bëjmë thirrje kundër spekulimeve që do të rrisnin tensionet dhe do të dënojmë çdo përpjekje për ta penguar këtë punë thelbësore”.



