“Kontributi për Ortodoksinë i paçmuar”/  Mitsotakis, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Janullatosit

“Kontributi për Ortodoksinë i paçmuar”/ Mitsotakis, mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Janullatosit

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis shprehu “dhimbjen e thellë” për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas, duke theksuar “kontributin e tij të paçmuar për Ortodoksinë”.

Mitsotakis e konsideron kryepeshkopin e ndjerë “një udhëheqës shpirtëror dhe një shërbëtor i palodhur i njerëzimit dhe i të drejtave të njeriut”. 

Ai ishte një mbështetës i fëmijëve afrikanë, një aleat i studentëve grekë që i rezistonin diktaturës dhe natyrisht, një pionier i Kishës në Shqipëri”, shprehet kreu i qeverisë greke. 

Kam pasur privilegjin të takohem dhe të bashkëpunoj me këtë hierark, i cili ndërthuri dinamizmin e besimit me hirin natyror, detyrën kombëtare me altruizmin. Ai ishte një urë mirëkuptimi midis dy kombeve, cilësi këto që na e bëjnë më të madhe zinë, por e bëjnë edhe më me vlerë trashëgiminë e tij”, shprehet Mitsotakis. 

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, mbyll mesazhin e tij të ngushëllimit Mitsotakis. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy