Ish-juristi i CEZ paralajmëron Berishën: T'i ke ngrënë paratë tona, por tani e tutje do të të hanë paratë ty

Ish-juristi i CEZ paralajmëron Berishën: T'i ke ngrënë paratë tona, por tani e tutje do të të hanë paratë ty

Ish-juristi i CEZ, Romeo Kara, i cili tha dje se PD-ja po planifikon që ta vrasë duke inskenuar një alibi vetëvrasjeje, ka reaguar sërish sot për sulmet e opozitës.

Pasi postoi një foto me ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Axhin, Kara ka bërë një tjetër koment për në lidhje me shitjen e CEZ.

Në këtë reagim të tijin ai paralajmëron ish-kryeministrin Berisha se një ditë, paratë që ka vjedhur nga shqiptarët “do ta hanë”. 

STATUSI 

Pergjate angazhimit tim ne procese te ndryshme arbitrimi dhe investigimi, kam konstatuar se: kur palet perballen me prova dhe fakte te pakundershtueshme, ato mundohen te godasin apo denigrojne ate qe zbulon dhe ofron keto prova dhe fakte. Keshtu po vepron tani ndaj meje kopeja e Berishes. Te terbuar nga perballja me te verteten e ofruar nga une, po kalojne ne marrezi duke shpifur pa dogane fare. Deklarojne se une paskam bere korrupsion kur une kam qene drejtor i peshematjes.  

Keta mjerane qesharake do ta mesojne shume shpejt se fatkeqesisht per ta une as nuk e di se ku bie kjo ndermarje dhe jo me te kem punuar ndonjehere ne te. Po keshtu deklaroj publikisht se kurre nuk ka pasur ndonjehere procese korrupsioni kunder meje. Kete gje mund ta verifikoje lehtesisht kryekusari se prokurorine e ka akoma nje domain te tij. I them Berishes se deri tani ti ke ngrene parate tona, por tani e tutje do te te hane parate ty.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy