Shifra të larta pozitiviteti me koronavirus në Kosovë, shtohen edhe rastet e vdekjes

Shifra të larta pozitiviteti me koronavirus në Kosovë, shtohen edhe rastet e vdekjes

Në Kosovë numri i rasteve të reja me koronavirus vijon të jetë tepër i lartë. Sot nga 304 teste të zhvilluara kanë rezultuar pozitiv me COVID 114 persona, duke e çuar në total numrin e të prekurve që prej fillimit të pandemisë në 3178.

Ndërkohë të rënda janë edhe bilancet e atyre që kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit. Referuar të dhënave që jepen nga Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë kanë vdekur 3 persona, duke e çuar numrin në 58, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Lajmi i mirë është se sot janë shëruar 117 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atyre që shërohen në 1824, kurse raste aktive 1.296.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy