Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë vajzën e tij 16-vjeçare dhe një italian 51-vjeçar, Massimo De Santis, në natën midis së shtunës dhe të dielës 7 maj në Torremaggiore, në zonën e Foggia në Itali.
Bëhet fjalë për një 45-vjeçar shqiptar, bukëpjekës, i cili tashmë është ndaluar nga karabinierët.
Sipas një rikonstruksioni fillestar, 16-vjeçarja u godit me thikë pasi ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni i babait të saj, i cili donte ta vriste.
Në momentet e ngjarjes u plagos edhe bashkëshortja e vrasësit të dyshuar, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Foggia.

Nga hetimet e para, motivi i krimit mund të gjurmohet në një lidhje të dyshuar mes 51-vjeçarit dhe gruas së vrasësit të dyshuar.
Krimi ka ndodhur rreth orës dy të mëngjesit dhe mësohet se burri është goditur me thikë në shkallët e pallatit ku po qëndronte.
Më pas, vrasësi i dyshuar hyri në shtëpi me qëllim që të vriste gruan e tij, por 16-vjeçarja ndërhyri për të mbrojtur nënën e saj dhe u vra. Gruaja ka arritur të arratiset dhe të lajmërojë policinë.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, ata arrestuan 45-vjeçarin, i cili sipas hetuesve po endej në zonë në kërkim të djalit tjetër pesëvjeçar me të njëjtën grua. Është gjetur arma e vrasjes, një thikë kuzhine. Pesëvjeçari iu besua përkohësisht dajave të tij.



