
Koordinatorja në Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Ejnxh Pepa, për rastin e 22-vjeçares keniane që u gjet e dhunuar, thotë se e kanë njohur pak më pak se dy javë më parë, nga një prej mikeshave që punonte me të.
Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, ajo ka thënë se do i vinte në kontakt me nënën e vajzës së dhunuar, e cila kishte nevojë për ndihmë.
Pepa zbuloi se nëna e së resë së dhunuar nuk shkoi tek ta, por në disa organizata partnere.
Ne mësuam se policia ishte marrë me rastin, ishin pyetur mikeshat dhe personat e afërt me vajzën. Pyetëm mikeshën e saj nëse ndihej e sigurt dhe ajo tha se ‘nuk kam asnjë problem dhe asnjë rrezik në Shqipëri’.
Një nga organizatat i ka ofruar avokat falas, një tjetër i ka ofruar strehim, por strehimi nuk është i mundur se vajza nuk rri dot pa ndihmën mjekësore.
Një organizatë tjetër po mundohet që ti ofrojë një çuarje vajzës dhe nënës në Mbretërinë e Bashkuar për t’u kuruar atje.
Ka një tentativë për t’i larguar nga Shqipëria për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Është parë e arsyeshme që të shkojë në një vend që të trajtohet më mirë, organizata të tjera që kanë folur me mjekët, u kanë thënë se do ishte më mirë të shkonte tek një shtet tjetër.
Lidhur me deklarimin e dhënë nga shoqja e 22-vjeçares në organizatën ku punon Pepa, tha se nuk ishte shumë e qartë për situatën dhe vendin ku ishte gjendur.
Ajo mendonte se vajza ishte gjetur në një shtëpi të braktisur, tha se kishte ardhur policia dhe e kishte çuar te Trauma, dhe policia kishte folur me të dhe nëna e vajzës donte të merrte hapat e mëtejshme.
Shoqja nuk kishte asnjë informacion se kush mund ta kishte dhunuar. Më tha se kishin ardhur të dyja nga Kenia dhe punonin në një kazino.
Sa i takon reagimit të vonuar të policisë, vetëm ditën e djeshme, ndërkohë që ngjarja daton në muajin gusht, Pepa deklaroi se kjo është pjesë që i takon ekskluzivisht policisë.
Ne nuk merremi me hetimin e ngjarjeve, ngjarjet që na vijnë ne janë me një dhunues të njohur, ajo është gjetur dhe nuk ka raportuar asgjë. Duket e çuditshme.



