Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Divjakë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur, pas aksidentit të parë me një të vdekur dhe 4 të plagosur.
Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “3 urat-Çermë”, shtetasja Burbuqe Alcani, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në automjet, nëna e drejtuesese, Hasime Alcani.
Gjithashtu është dëmtuar dhe po merr ndihmën mjekësore në spital, drejtuesja e automjetit, shtetasja Burbuqe Alcani.
MCN mëson se e plagosura dhe viktima janë nënë e bijë. Raportohet se drejtuesja duke qenë errësirë totale, nuk ka parë kthesën dhe ka vazhduar rrugën drejt, duke përfunduar në kanal.
Lidhur me këtë rast grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Mirëpo rrugët e Divjakës janë përgjakur pasditen e kësaj të marte, duke çuar në një bilanc prej dy viktimash dhe pesë të plagosur.
Më herët po në Divjakë, rreth orës 16:30, në aksin rrugor “Gradishtë-Spolat”, shtetasi Leonard Dushku, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë, ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit Xhaferr Sina, 19 vjeç, Ramadan Deda, 23 vjeç, Fjordi Caka, 18 vjeç dhe Dorjan Daja, 24 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.



