U qëlluan me armë zjarri, ndërrojnë jetë në spital dy të plagosurit në Velipojë

U qëlluan me armë zjarri, ndërrojnë jetë në spital dy të plagosurit në Velipojë

Dy persona kanë ndërruar jetë pasi u plagosën më herët gjatë mbrëmjes së sotme me armë zjarri në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 21:00, në Velipojë, ku dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet  se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit e identifikuar si Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Menjëherë pas ngjarjes të plagosurit janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër, por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Dyshohet se mes autorëve dhe dy viktimave ka pasur një konflikt para disa javësh. Ndërkohë mbrëmjen e sotme ata janë takuar në një lokal ku edhe më pas ka ndodhur ngjarja.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy