Mëngjesi nis me vranësira dhe shira lokale, parashikimi i motit për sot

Mëngjesi nis me vranësira dhe shira lokale, parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqiten në të gjithë territorin, duke gjeneruar shira të afatshkurtër në veri dhe qendër gjatë mesditës. Pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë dukshëm kushtet e motit, ku kthjellimet do jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 29-30°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Perëndimore, pjesërisht ajo Qendrore dhe lindja e kontinentit vijojne të mbeten nën dominimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu dhe herë pas herë stuhi ere.

Ndërsa kthjellime dhe vranësira të lehta paraqiten Europa Veriore, Rajoni i Mesdheut dhe  Brigjet e Egjeut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy