Trump akuzon Kinën për pengimin e përparimit me Korenë e Veriut (VIDEO)

Trump akuzon Kinën për pengimin e përparimit me Korenë e Veriut (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar së fundmi Kinën për pengimin e përparimit me Korenë e Veriut, duke thënë se është pikërisht Kina, ajo që po e minon punën për denuklarizimin e vendit. Në postimet e tij në Twitter, Trump ka bërë me dije se SHBA-të nuk do të shpenzojnë në lojërat e luftës me Korenë e Jugut, por sipas tij, nëse ato rinisin do të jenë më të mëdha se kurrë.

Debati i vazhdueshëm rreth lojërave të luftës vjen në një kohë kur shumë kritikë thonë se Koreja e Veruit nuk po bën mjaftueshëm për çmontimin e lokacioneve bërthamore dhe raketore. Edhe pse Trump dhe Kim kanë nënshkruar një marrëveshje në Singapor për nuklearizimin e vendit, shpesh ajo është kritikuar, pasi Koreja  e Veriut nuk po bën mjaftueshëm për shpërbërjen sa më të shpejtë të armëve bërthamore dhe raketore.

Koreja e Veriut nuk është në presion të madh nga Kina për shkak të mosmarrëveshjeve tona të mëdha tregtare”, ka thënë Trump. Pavarësisht akuzave të forta që ka ngritur ndaj Kinës, presidenti amerikan ka përfunduar duke thënë, se çështja tregtare mund të zgjidhej nga vetë presidenti i Kinës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy