Hoxha: Me plumbin e fundit nuk vras veten, strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Çapjat

Hoxha: Me plumbin e fundit nuk vras veten, strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Çapjat

Artan Hoxha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për hetimin e SPAK ndaj tij.  I pyetur për episodin në emisionin "Opinion", ku sipas SPAK ai ka zbatuar axhendën e Suel Çelës, duke i shërbyer grupit të tij, Hoxha i hodhi poshtë këto pretendime.

Unë jam marrë me klanin Çapja, nga viti 2005, nuk jam marrë sot. Në 2005, ai Sueli që thonë këta nuk e di ku luante. Strumbullari i të gjithë grupeve në Elbasan janë Çapjat, kanë sunduar për dy dekada, pa asnjë diskutim. Kanë vrarë oficerë policie. Shefin e qarkullimit të Elbasanit. Kanë vrarë shoqëruesin e Edmond Kosenit. Pse kam qenë në gjurmim? Në shkurt 2016 ndaj Çapjave u organizua një masakër, ishin 14 prej tyre në lokal. Në atë masakër u vranë tre.

Në momentin që mua më çojnë se kam sulmuar kryeministrin… Po bëhem unë shembulli që nga nesër e tutje, te dera e SPAK do të kesh vetëm mikrofonë dhe kamera, nuk do të guxojë njeri që të merret me SKY ECC.

Fotoja u shfaq në Instagram në vitin 2017, kur ishin zgjedhjet në vitin 2017. A e dinte Rama se i kujt ishte hoteli? Po patjetër e dinte. Pse e nxora? Sepse e gjithë historia është nxjerrë nga konteksti. Unë e kam nxjerrë në fillim te OFL, për të treguar se është operacion makiazhi, që synon të legalizojë asetet e krimit të organizuar.

Janë shkëputur dhe nxjerrë nga konteksti. Pse duhet të merresha me inskenime unë kur ne jemi kërcënuar realisht nga Çapja. Më kanë ardhur njerëz, analistë, nga Rolling Hills te Kodra e Diellit, më janë futur mik pastaj më kanë thënë do kesh probleme.

Ai Çapja e di ku është sot? Në datën 19 prill të vitit 2023, pas denoncimeve të mia, është dënuar me burgim të përjetshëm. Kur KM ka vajtur atje kishin vrarë dy policë. I kam thënë KM nuk mund të shkosh në një resort, vë në rrezik edhe gardën.

Unë kam njohur të gjithë, di shumë gjëra. Me mua nuk mbarojnë punë kaq kollaj, isha përgatitur për burg. Plumbin e fundit nuk e mbaj për të vrarë veten, nuk mbaroj punë kaq kollaj. Mua më ka ndodhur çdo gjë, nuk kam më frikë asgjë. Vijmë te pyetja, pse duhet të sajoja kërcënim unë?

Unë kam këtu shkresë sekrete, ku thuhet Policia kriminale ka marrë info nga shërbim sekret dhe thuhet, i dënuari me burgim të përjetshëm ka urdhëruar vrasjen e Artan Hoxhës. Është sekret shkresa. Unë kam detyrimin të sqaroj publikun për atë që kam bërë deri sot, për ato denoncime që kam bërë, dhjetëra hektarë kanabis, krimin e organizuar.

Mafia më e madhe nuk është krimi i organizuar, por politika. Tani që nxora këto të Ramës, kush më ka paguar? Sali Berisha? Janë këta spin doktorat që mezi flasin shqip, i thonë lekëve leka, këta i thonë këto.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy