Fëmijët me probleme dëgjimi do të kenë mundësi të mësojnë edhe më tej në arsimin e mesëm përveç ciklit 9-vjeçar që kanë ndjekur deri më sot. Për të folur më tej rreth këtyre fëmijëve ishin të ftuar në emisionin Hangover, në MCN Radio dhe TemA TV, Drejtori i organizatës joqeveritare “New Vision”, Armando Bala dhe Enxhi Minga mësuese tek Institututi i Fëmijëve që nuk Dëgjojnë.
Ky institucion aktualisht frekuentohet nga 120 nxënës të cilët kanë shumë dhe duhet të ndiqen dhe të zhvillohen edhe më tej si dhe të punësohen në zanate të ndryshme si rrobaqepsi, këpucari, zdrukthtari etj.
Në konferencën e organizuar ditën e djeshme, u prezantua projekti që u siguron fëmijëve ndjekjen e arsimit të mesëm dhe ngritjen e një qendre të formimit profesional, me synim punësimin e këtyre fëmijëve dhe integrimin e tyre në shoqëri.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm Ministër i Mirëqenies Sociale dhe të Rinisë, Blendi Klosi, Zv/Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj dhe Drejtoresha e Institutit fëmijëve që nuk dëgjojnë Azbie Ramaj.
“Do hapen shkollat e mesme që njohuria bazike që marin në ciklin 9-vjeçar të mos ngeli në standardin bazik por që të zhvillohen, që nesër të ketë një mundësi më shumë për këtë kategori fëmijësh si dhe për t’u integruar dhe pasur edhe një punësim të këtyre fëmijëve si një mundësi dhe shank të barabartë me të tjerët”, u shpreh Azbie Ramaj- Drejtore e Institutit të fëmijëve që nuk dëgjojnë, nëpërmjet një inserti të përgatitur nga gazetarja Rovena Reçi.



