‘Qytetet kriminale në Shqipëri’, Lala: Në Tiranë trafikantët kontrollojnë vendin nga parlamenti

‘Qytetet kriminale në Shqipëri’, Lala: Në Tiranë trafikantët kontrollojnë vendin nga parlamenti

Gazetarja Klodiana Lala në emisionin ‘Të Paekzpozuarit’ në MCN TV ka renditur qytetet e Shqipërisë me ngjarjet më të shumta kriminale.

Ajo tha se ka disa qytete problematike, ku veçoi Durrësin dhe Vlorën kjo për shkak dhe të porteve që kanë, ndërsa sa i përket Tiranës ajo deklaroi se nuk flet dot për emra sepse ata janë futur në parlament dhe nga aty kontrollojnë vendin.

Kemi disa qytete problematike, Durrësi që ka shënuar shpesh ngjarje të rënda dhe lidhet me portin. Kemi anijen me mall të hapur që u kap kokainë brenda qymyrit. Durrësi ka pasur ngjarje të rënda mafioze veçoj Edmond Çekiçin, atentati ndaj prokurorit e shumë të tjera, pra personazhe që tregojnë shumë për hartën e krimit. Vlora, është një qytete tjetër, por kohët e fundit ka ndryshuar pak strategji, pasi pati shumë të rinj të zhdukur për të mos gjetur gjurmë. Kemi raste të skeduar kemi folur me familjarët dhe u kamuflua në këtë formë pra duke mos pasur trupin ke të vështirë ngritjen e akuzës.

Elbasanin po ashtu e kemi një qytet problematik. Shkodra po ashtu. Fieri është një qytet shumë problematik. Fieri është ndryshe kemi shumë pak vrasje sepse duket sikur ka marrëveshje mes botës së krimit. Atje kemi hidrokarburet me të cilat nuk merret askush. Atje po të shohësh nuk kemi asnjë arrestim. Niklaj pastaj që lidhet me Durrësin por do e ndaj veç sepse të gjitha fijet e krimit na çojnë në Nikël. Ndërsa për Tiranën nuk flas dot për emra trafikantësh sepse këta kanë vajtur në parlament dhe po kontrollojnë vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy