Ish-kryeministri portugez në gjyq për pastrim parash

Ish-kryeministri portugez në gjyq për pastrim parash

Një gjykatë portugeze urdhëroi të Premten ish-Kryeministrin José Sócrates të dalë në gjyq për akuzën pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Prokuroria akuzoi Socrate në tetor të 2017-ës për 31 krime që kishin të bënin me korrupsionin pasiv. Dyshimi i hetuesve është që politikani ka përfituar 34 milion euro në këmbim të ndereve që i ka bërë tre grupeve industriale në periudhën 2005-2011.

Ky gjyq vendos në një pozitë jo të mirë kryeministrin aktual Antonio Costa, i cili në qeveritë e drejtuara nga Socrate ka qenë ministër dhe ka marrë në dorë drejtimin e partisë menjëherë pas skandalit dhe arrestimit të ish kreut të qeverisë, shkruan Politico.

Socrate e ka cilësuar këtë si një fushatë shpifjeje ndaj tij për arsye politike.

Ish-politikani pranoi se merrte rregullisht borxhe nga një biznesmen, shok fëmijërie, por ky i fundit, sipas akuzës, thjesht i jepte emrin e tij Socrate, në mënyrë që ish-kryeministri të mos rezultonte me pasurinë që kishte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy