Morën 20 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

Morën 20 mijë euro për të ndikuar te Ministria e Drejtësisë, SPAK dërgon për gjykim 3 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Zef Malit, Kreshnik Domit dhe Jemine Çoku akuzohen se kanë ushtruar presion ndaj funksionarëve publikë për transferimin e një të dënuari.

Sipas SPAK hetimet kanë zbuluar se Zef Mali, në bashkëpunim me Kreshnik Domin, “i kanë kërkuar dhe marrë të pandehurës, Jemine Çoku një përfitim prej 20.000 eurosh”. Në kohën e kryerjes së veprës, Mali mbante detyrën e oficerit në Gardën e Republikës.

SPAK thekson se të pandehurit “i kanë premtuar dhe siguruar… se do të ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek funksionarë të Ministrisë së Drejtësisë” për transferimin në Shqipëri të shtetasit Kujtim Çeliku, i dënuar në Turqi. Për këtë qëllim, Jemine Çoku u ka dhënë shumën prej 20 mijë eurosh.  

Hetimet kanë nisur mbi bazën e materialeve të referuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa SPAK bën me dije se gjatë hetimit “është evidentuar gjithashtu fakti i fillimit të ndjekjes së procedurës ligjore të transferimit” nga Ministria e Drejtësisë për shtetasin Kujtim Çeliku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy