
Të studiosh për opera në Konservatorin Santa Cecilia në Romë, është një arritje e madhe për karrierë në nismë të në studenti të muzikës klasike.
Për baritonin Valdrin Gashin nga Prishtinë, kjo do të thotë shumë.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfeu rrugëtimin e tij nga Prishtinë për studime në Itali dhe faktin se në të ardhmen mëton një karrierë në skenën evropiane.
Babi im ka qenë aktor amator dhe ja rritur me skenën në shfaqje teatrale duke imituar këngëtarët e kohës. Më pas jam futur në Liceun Artistik për kanto, në Prishtinë dhe duke qenë se ëndërroja të studiojë në Konservatorin e operës ‘Santa Cecilia’ në Romë, ëndrra ime u jetësua.
Fillova studimet në degën e studimit barok, që është një stil klasik i viteve 1600-1750 që ndryshon nga misioni vokal i të interpretuarit e muzikës klasike tjetër.
Kam aplikuar për vizë në shtetin italian dhe jam pranuar. Duke qenë se Italia është djepi i operës dhe kanë një traditë të gjatë operistike, normalisht që ka ndryshime me kurrikulen e studimeve me atë në Prishtinë, por për fat këtu jemi studentë nga e tërë bota dhe jam përshtatur direkt.
Tani jam në Romë dhe kam projekte të tjerë këtu dhe jo vetëm, jam i përqendruar në tregun operistik italian por po shoh mundësitë edhe për skena tjera ndërkombëtare.



