Tensionohet fushata në Maqedoni, djegie dhe dëmtim shtabesh partiake

Tensionohet fushata në Maqedoni, djegie dhe dëmtim shtabesh partiake

Fushata zgjedhore është vetëm në ditën e gjashtë dhe situata është nxehur, duke nisur që nga djegia dhe heqja e posterave deri në thyerjen dhe demtimin e shtabeve zgjedhore.

Mbrëmë rreth orës 23:30 në Kavadar në rrugën “Mosha Pijadë”, nga ana e personave të panjohur është thyer shtabi i partisë poltike VMRO-DPMNE.

Hetim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi nga stacioni policorë në Kavadar dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Dje, persona të panjohur kanë demoluar rëndë shtabin zgjedhor të BDI-së në Sllupçan të Likovës.

Motivet akoma nuk janë të njohura, ndërkohë që rasti në fjalë i është paraqitur organeve konpetente, të cilat menjëher kanë ndërmar masat e nevojshme ligjore për ta zbardhur rastin.

Po dje, një incident tjetër në fushatën parazgjedhore ka ndodhur në kampin politik shqiptarë, me ç’rast është dëmtuar materiali propagandues i kandidatit të Lëvitjes BESA për deputet, Zeqirja Ibraimi.

Para fillimit të fushatës, persona të panjohur i kanë thyer xhamat e dritareve të shtabit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë në Haraçinë të Shkupit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy