Kryeministri kinez Li Qiang do të marrë pjesë në samitin e G20 në Indi fundjavën e ardhshme. Lajmin e bëri me dije këtë të hënë Ministria e Jashtme.
"Me ftesë të qeverisë indiane, kryeministri Li Qiang do të marrë pjesë në Samitin e 18-të të G20 në Nju Delhi, Indi, më 9-10 shtator", tha në një deklaratë zëdhënësja e ministrisë Mao Ning.
Javën e kaluar, një zyrtar evropian në kushte anonimiteti u tha gazetarëve në Bruksel se presidenti kinez Xi Jinping nuk po planifikonte të merrte pjesë në samitin e G20.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte "i zhgënjyer" nga kjo mungesë.



