Hungaria pro Beogradit, kundër aplikimit të Kosovës për në BE

Hungaria pro Beogradit, kundër aplikimit të Kosovës për në BE

Hungaria ka vendosur të mbështesë kërkesën e Presidentit Serb Aleksandër Vuçiç për të votuar kundër Aplikimit të Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, OKB dhe Këshillin e Evropës.

Këtë qëndrim e bëri të ditur vetë ministri I Jashtëm Péter Szijjártó.

Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin. Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria jonë do të votojë kundër.

Megjithatë në Beograd nuk mungojnë zërat që kërkojnë njohjen e Kosovës. Politikani opozitar Boban Bodganoviç, në një editorial në shtypin e shkruar i ka bërë thirrje presidentit Vuçiç që të njohë Kosovën pasi sipas tij kjo është e vetmja mënyrë që Serbia të shkojë drejt së ardhmes.

Realiteti i Kosovës është Republika e Kosovës. Dhe kjo duhet t'i thuhet popullit. Sa më parë që pranojmë realitetin, aq më shpejt do të jemi në rrugën e ardhmes.

Bogdanoviç është kryetar i partisë opozitare “Odgovor” dhe është një nder politikanët e pakët serb që e mbështesin Kosovën.

Më 14 dhjetor ai vizitoi Kosovën, ku nënshkroi  nismën qytetare “Liri, Drejtësi, Mbijetesë” të ministrisë së Qeverisë së Kosovës, duke u bërë kështu një nga zërat më të fortë në Beograd që i kërkoi presidentit serb Aleksandër Vuçiç të njohë Kosovën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy